Sporti

Arsim Kabashi feston ditëlindjen – Ballkani me urim special: Nuk kursen asgjë nga vetja për klubin!

05/09/2024 10:25
nga:E K

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi sot feston ditëlindjen.

Klubi i Ballkanit i ka uruar presidentit të tyre duke lavdëruar për punën e bërë gjatë viteve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja postimi:

Sot feston ditëlindjen, njeriu i cili i dha jetë rrugëtimeve të sukseseve të mëdha.
Ai i cili qëndron gjithmonë pranë klubit në çdo moment, ai i cili nuk kursen asgjë nga vetja, vetëm e vetëm që Ballkani ta vazhdojë ngritjen e shkëlqimin.
Nga stafi teknik, futbollistët dhe gjithë pjestarët e klubit, i urojmë shëndet, çdo të mirë në jetë, e sa më shumë suksese
Urime ditëlindja, president Arsim Kabashi