Sporti

Arsenali synon të vazhdojë me fitore përballë Brightonit, formacionet e mundshme

10/02/2021 11:46
nga:M K

Sot luhen disa ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Ligës.

Skuadra e Arsenalit do të ballafaqohet me Brightonin nga ora 18:30.

‘Gunners’ janë duke kaluar formë shumë të mirë, pasi kanë pesë fitore radhazi në të gjitha garat, dhe sonte synojnë të vazhdojnë formën pozitive.

Edhe Brightoni është në formë të mirë poashtu pasi ka 13 pikë pas gjashtë xhirove të para dhe ndodhet në pozitën e gjashtë, kurse ekipi i Mikel Artetas ka nëntë pikë në vendin e 10, shkruan lajmi.net.

Birghtoni para tifozëve të saj do të kërkojë maksimumin, ndërsa edhe Arsenali do të hyjë në ndeshje me objektivin të marrë tre pikët.

Formacioni i mundshëm i Brightonit: Sanchez; Dunk, Duffy, Burn; Veltman, Bissouma, Gross, Cucurella; Trossard, Connolly; Maupay

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Lokonga, Partey; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang