Sporti

Arsenal në bisedime me Joao Cancelo, City kërkon mbi 50 milionë euro për portugezin

06/10/2023 11:47
nga:E K

Arsenali që nga fillimi i majit është duke negociuar drejtpërdrejt me Joao Cancelo me synimin për të nënshkruar me portugezin nga Manchester City.

Bisedat zhvillohen në dijeni të qytetarëve të cilët sipas faqes Football Transfers kërkojnë 53 milionë euro për lirimin e lojtarit. Një vlerë që londinezët do të tentojnë ta ulin, duke përgatitur një propozim fillestar rreth 40 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Joao Cancelo, 29 vjeç, ka një kontratë me Manchester Cityn e vlefshme deri në qershor 2027, por detyroi të largohej pas përplasjes me Pep Guardiolën dhe e mbylli sezonin i huazuar te Bayern.

Gjermanët përfunduan duke mos ushtruar opsionin e blerjes dhe portugezi tani po analizon të gjitha mundësitë për të vazhduar karrierën e tij larg stadiumit Etihad.

/GazetaBlic Sport/