Sporti

Arsenal në avantazh pas 45 minutave ndaj Newcastle

05/07/2023 18:22
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Newcastle United dhe Arsenal.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 1, me ‘Topçinjtë’ që kanë avantazhin, shkruan GazetaBlic Sport.

Martin Odegaard e shënoi golin e vetëm në ‘St.James Park’, duke realizuar në minutën e 14-të.

Në përgjithësi, ishte një ndeshje e balancuar, por Arsenali ishte për një nuancë më i mirë.

/GazetaBlic Sport/