Mesut Ozil u largua në formë huazimi te skuadra e Fenerbahce në janar të këtij viti.
Megjithatë klubi anglez, Arsenal ende paguan pjesën më të madhe të pagës së mesfushorit gjerman, shkruan GazetaBlic Sport.
Paga e Mesut Ozil te Arsenal ishte 400 mijë funte në javë, dhe pavarësisht se Ozil nuk luan më te Arsenal, ata ende paguajnë 360 mijë euro për pagën e tij deri në qershor të këtij viti.
Sipas The Athletic, Ozil është pajtuar që paga e tij të ulet sapo të nënshkruaj me klubin turk, paga që pritet të marrë ai te Fenerbahce është 75 mijë euro në javë.
/GazetaBlic Sport/


