Lajme

Arrijnë 117 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

10/19/2021 10:36
nga:Y I

Mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit si pjesë e kontratës me “Pfizer” kanë mbërritur 117 mijë doza vaksine.

Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“2 milionë e 960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anti-COVID, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë,” – shkroi ministrja.