Lajme

Arrijnë 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID

06/10/2021 13:53
nga:Q R

Në Kosova tashmë kanë arritur 10 mijë doza të vaksinës antiCOVID-19, donacion nga Kroacia.

Kontingjenti i vaksinës antiCOVID-19 ka arritur të mërkurën mbrëma në Kosovë. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ndryshe, më 6 maj në takimin me kryeparlamentin Glauk Konjufca, kryediplomati kroat Gordan Grlic-Radman pati konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovën.​

Marrëveshja për ardhjen e tyre është nënshkruar më 24 maj mes ministrit Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.

LEXO EDHE:

ShSKUK: 114 pacientë në trajtim nga COVID-19