Lajme

Arrihet koalicioni PDK- Nisma në Prizren

11/03/2021 13:45
nga:Gazeta Blic

Para pak çastesh është arritur koalicioni ndërmjet PDK-së e Nismës në Prizren.

Lajmi është bërë i ditur nga Dega e Nismës në Prizren, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë me 17 tetor, si dhe në frymën e përcaktimit për një qeverisje ndrsyhe në qytetin tonë, ka vendosur që në balotazh me 14 nëntor, të mbështet kandidatin Shaqir Totaj (PDK-në).

NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit.

Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

 

Zafir Berisha përcaktues i fituesit në Prizren?! – Ky do të jetë vendimi i tij për balotazhin e 14 nëntorit!