Ish-trajneri i Milanit dhe Italisë, Arrigo Sacchi, pranon se kuqezinjtë nuk janë skuadra më e mirë në Itali, por se ata ende mund të fitojnë Scudetton me përkushtimin e duhur dhe etikën e punës.
Kuqezinjtë janë kryesuesit e tabelës së Serisë A me dy pikë epërsi ndaj Interit dhe Napolit, por “Nerazzurrët” kanë një lojë më pak, por humbën një shans për të kapërcyer rivalët e tyre të qytetit fundjavën e kaluar duke humbur 2-0 kundër Sassuolos në “Stadio Meazza”, përcjell GazetaBlic Sport.
“Rossonerët” humbën gjithashtu një shans për të rritur diferencën me rivalët e tyre gjatë fundjavës, duke marrur vetëm një barazim 2-2 jashtë në Salernitana.
Sacchi diskutoi garën e Scudetto-s në rubrikën e tij në La Gazzetta dello Sport, duke shpjeguar se si ish-klubi i tij mund të fitojë trofeun pas një kohe të gjatë.
“Gara është emocionuese dhe përfshin Interin, Milanin dhe Napolin. Kuqezinjtë kanë dëshmuar se mund të humbasin kundër kujtdo nëse nuk luajnë si skuadër, madje edhe kundër Salernitana-s në vendin e fundit”, ka shkruar Sacchi.
“Skuadra e Piolit nuk është më e mira në Itali, por luan futboll të mirë. Megjithatë, nëse ata nuk punojnë si një grup i bashkuar ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, ata nuk do të shkojnë askund.
“Rosonerët fikën motorin në Salerno. Më pyesin shpesh: ‘A mund ta fitojë Milani titullin?’ Po, me kusht që të gjejnë angazhimin dhe etikën e duhur të punës. Ata mund të fshehin përvojën dhe kufizimet e tyre teknike vetëm duke luajtur futboll të mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


