Sonte në orët e pasditës, rreth orës 20:10, është arrestuar Xhevdet Januzaj, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” në Pejë.
“Po sonte rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasje të rëndë. Për momentin ai gjendet në Stacionin Policor në Pejë. Tash vijojnë procedurat, intervistohet dhe i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, kanë thënë nga Policia e Pejës.
Ndryshe, dje GazetaBlic raportoi se në Pejë, në lokalin Zhara, ka mbetur i vdekur Gëzim Kastrati, i cili dyshohet se u qëllua nga Xhevdet Januzaj.
LEXO EDHE:


