Sporti

Arrestohet sulmuesi i Gjilanit, Solomon – dyshohet për dhunim

02/24/2023 15:32
nga:L J

Sulmuesi i Gjilanit, Solomon është arrestuar para pak çastesh në qytetin e Gjilanit.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se Solomon është arrestuar para pak çateve nga njesia “FAST Kosova” që bashkëpunon me Interpol dhe Europol.

Sipas burimeve jo zyrtare, Solomon është arrestuar me dyshimin për dhunim.

Lojtari ka qenë i kërkuar nga Policia Shqiptare, teksa sot edhe është bërë arrestimi i tij.

Kujtojmë se Solomon ka qenë një nga lojtarët kyç këtë sezon tek Gjilanit.