Lajme

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Deçan, dyshohet për vjedhje

11/02/2024 09:46
nga:Sh R

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Deçan.

Ai po dyshohet se ka kryer vjedhje në dy mobil-shop dhe një kioskë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.

Rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë”.