Lajme

Arrestohet shtetasi arab në Prishtinë, kishte urdhër-arrest ndërkombëtar

09/10/2024 19:06
nga:Sh R

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të zyrtarëve policorë të rendit publik të Prishtinës, sot më 10.09. 2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë, një shtetas nga Arabia Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë.