Lajme

Arrestohet një person në Podujevë, e ngacmoi seksualisht një grua – ajo pranon trajtim mjekësor

03/09/2024 08:48
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh