Lajme

Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendarinë në Prishtinë

12/03/2023 19:17
nga:G B

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, janë duke kryer përsëri bastisje në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestuar ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Siç raporton  Tëvë 1, forcat e rendit kanë hapur me forcë një derë të një objekti që ndodhet afër argjendarisë.

Raportohet se një person është shoqëruar në veturën e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti ishte larguar në mënyrë të dyshimtë. Ai pas verifikimit nga Policia është liruar.

Bastisjen e ka konfirmuar për teve1.info, edhe prokurorja e rastit Ervehe Gashi.

Dy ditë më parë ishte kryer bastisjes në këtë argjendari.

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Më 23 nëntor persona të maskuar dhe të armatosur kishin kryer grabitje në një argjendari në Suharekë.