Lajme

Arrestohet një i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në Kaçanikë

07/03/2024 22:40
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka pranuar informacione për një person të dyshuar se i njëjti në një fshat të Kaçanikut dyshohet se merret me kultivimin e bimëve narkotike.

Pas informacioneve të pranuara njësitë përkatëse policore kanë trajtuar informacionet sipas procedurave të parapara, duke ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar.

Këtë të mërkurë, është realizuar aksioni policor në fshatin Soponicë – Kaçanik, respektivisht në dy shtëpi të personit të dyshuar tek të cilat gjatë kontrollit janë gjetur prova materiale.

“Katër bimë të llojit kanabis sativa të gjatësisë rreth 20 cm. – substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 10.6 gram, -80 copë qese najloni të zbrazëta, -një pako me rizlla (letër për mbështjellje të marihuanës), -një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 17.2 gram, -një thes najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë neto 486 gram, – substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 89.4 gram – një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.2 gram, -substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 10.75 gram ( e vendosur ne shishe plastike, -një thikë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin pas përfundimit të kontrollit është kontaktuar prokurori kompetent i cili është njoftuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore në teren, ku me autorizim të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48-orë.