Lajme

Arrestohet një 58-vjeçar në Fier, dyshohet se goditi me veturë një grua

07/03/2024 17:03
nga:Sh R

Një 58-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi i njëjti dyshohet se është përshirë në një aksident.

Policia ka bërë të ditur se ai dyshohet se derisa ishte duke vozitur, e ka goditur me veturë një 66-vjeçare, e cila ndodhet në spital.

“Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin 58 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen 66 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.