Lajme

Arrestohet Naim Murseli, bashkëshorti i gruas që u vra dy ditë më parë në Prishtinë

12/01/2023 17:09
nga:Y I

Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i njëjti dyshohet për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murselit.

Kujtojmë se e ndjera është vrarë pasditen e së mërkurës në veturë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

/Gazeta Blic/