Lajme

Arrestohet i mituri në Podujevë, e sulmoi një të mitur tjetër

09/23/2025 08:55
nga:N K

Një i mitur është arrestuar në fshatin Ballofc të Podujevës, pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një të mitur tjetër.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.