Lajme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu një person në Prishtinë dhe kërkoi 30 mijë euro për ta liruar

10 muaj më parë
nga:Y I

Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim.

Policia e Kosovës njofton se rasti është raportuar sot [premte] rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parash (30,000 euro).

“Është arrestuar Sh. K. mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës (në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intensive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit”, njofton Policia e Kosovës.