Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e vjehrrit në Prishtinë, mbrëmjen e së martës.
Këtë për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshaur për vrasjen që ka ndodh me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë.Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.


