Lajme

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

08/31/2023 10:29
nga:N K

Policia e Kosovë ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vjedhje të rëndë, në Prizren, raporton Gazeta Blic.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të ndodhura në fshatrat e Opojës. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.