Lajme

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje në Prizren

08/30/2023 10:00
nga:N K

Arrestohet një person i cili dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në Prizren, raporton Gazeta Blic.

“Nga hetimet preliminare janë gjetur prova se i dyshuari ndaj viktimës (bashkëshortes së tij) në mënyrë sistematike prej një kohe ka ushtruar dhunë fizike e psikike”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Dhunë në familje’’./GazetaBlic/