Lajme

Arrestohet gjakovari, po bashkëjetonte me 13-vjeçaren

08/07/2021 09:48
nga:Genita C

Një person është arrestuar në Gjakovë për bashkëjetesë me personin nën 16-vjeç.

Madje, viktima e këtij rasti me të cilën gjakovari po bashkëjetonte ka vetëm 13-vjeç.

Policia thotë se ai ka përfunduar në pranga pasi që kishte marrë në shtëpinë e tij viktimën femër të moshës 13-vjeçare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.