Lajme

Arrestohet burri në Ferizaj, bashkëjetonte me një të mitur

01/26/2022 09:10
nga:Y I

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi është hasur duke bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, njofton policia.

Njohja e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë- Vjen lajmi i mirë!