Lajme

Arrestohet 33-vjeçari në Shkodër për kultivim të lëndëve narkotike

08/28/2023 15:48
nga:G B

Është arrestuar një 33-vjeçar nga fshati Pepaj të Shkodrës, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

33-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, shkruan TCh.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.