Lajme

Arrestohen tre të rinj në Shëngjin, sekuestrohet drogë, municion luftarak e thikë

10/21/2025 17:17
nga:G B

Tre të rinj janë arrestuar në Shëngjin, pasi të njëjtit me lëndë narkotike dhe armë.

Policia e Shqipërisë në lidhje me këtë rast ka bërë të ditur se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, kanabis, një thikë, municion luftarak dhe një automjet.

“Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”. Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete  dhe armë të ftohtë, tentuan t’i shmangeshin kontrollit të Policisë, por u kapën në flagrancë gjatë ndjekjes, vihen në pranga tre shtetas”.

“Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, drejtuesi i automjetit. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë (thikë), municion luftarak dhe një automjet”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.