Lajme

Arrestohen tre sulmuesit e Valon Sylës

04/12/2023 21:20
nga:G B

Tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çka edhe e përgëzoi policinë.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit” ka shkruar Sveçla në Facebook.