Lajme

Arrestohen pas një jave, grabitësit e dhunshëm të pompës

03/08/2022 21:32
nga:Q R

Pesë persona janë arrestuar të hënën mbrëma pasi të njëjtit dyshohet se më 1 mars, kanë grabitur një pompë derivatesh në rrugën “Beteja e Loxhës” në Pejë.

Hajdutët kishin hyrë rreth orës 22:00 dhe kishin kërcënuar me thikë punonjësin e pompës duke ia grabitur 3 mijë euro të pazarit të asaj dite.

Nga të ndaluarit tre janë të mitur të cilëve me urdhër të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh, ndërsa 2 të rriturit janë ndaluar për 48 orë.