Lajme

Arrestohen edhe dy persona në Banjskë

09/25/2023 22:14
nga:G B

Në mbrëmjen e kësaj të hënëje janë arrestuar edhe dy persona në Banjskë të Zveçanit.

Këtë për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Personat e arrestuar dyshohen për armëmbajtje pa leje.

Elshani, ka bërë të ditur se do të hetohet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.