Lajme

Arrestohen dy të rinj në Prishtinë për vjedhje të rënda

02/25/2026 08:55
nga:Y I

Mëngjesin e sotëm në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda.

Personat e dyshuar janë identifikuar si: A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.