Lajme

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

05/10/2024 14:41
nga:Y I

Të premten në Jarinjë janë arrestuar dy serbë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton Elshani.

Siç bën të ditur Elshani, njëri nga të arrestuarit është dërguar në burg, derisa tjetri është duke u intervistuar.

“Njëri nga të arrestuarit është dërguar për 12 ditë në burg për kalim ilegal të kufirit, ndërsa tjetri po intervistohet nga Krimet e Rënda”, njoftoi Elshani për Klankosova.