Lajme

Arrestohen dy persona në Prizren për marrje me prostitucion

10/15/2022 08:52
nga:G B

Janë arrestuar dy persona në Prizren për marrje me prostitucion.

Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën në fjalë. Me vendim të gjykatës të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.