Lajme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, rrahën një person tjetër

07/10/2024 09:11
nga:Sh R

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje me një person tjetër.

Sipas raportit 24-orësh, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Prishtinë 08.07.2024 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është përfshirë në një rrahje me dy meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.