Sporti

Armend Thaqi: Mund të them lirisht se Ballkani mund ta fitojë titullin sërish në Superligë, jemi favorit

07/09/2023 16:25
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi beson se skuadra e Ballkanit është favorit kryesor për ta fituar titullin edhe në edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës në futboll.

Thaqi, i cili njihet si një nga lojtarët më të mirë në Kosovë tash e disa vite thotë se Ballkani ka fuqi për ta mbrojtur titullin edhe në stinorin 2023/24, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mund të them lirisht se jemi favoriti kryesor për me mbrojtë titullin kampion, për shkak se nuk e shoh që një ekip mund të na e marrë, konkurrencë normalisht se do ketë deri në fund, por jemi favorit dhe shpresojmë ta fitojmë përsëri”, tha fillimisht Thaqi për ‘SportON’ në Radio Urban FM.

Kujtojmë se Ballkani ka fituar titullin në dy vitet e fundit në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic Sport