Sporti

Armend Dallku vazhdon bashkëpunimin me skuadrën e Dukagjinit

06/09/2021 18:17
nga:Mergim Rreci

Klubi Futbollistik “Dukagjini” ka vazhduar bashkëpunimin me Armend Dallkun dhe ndihmësit e tij.

Dallku së bashku me ndihmësit e tij, Artan Luzi dhe Agon Ramadani, drejtuan skuadrën nga Klina drejt rikthimit në Superligë.

Kjo është komunikata e plotë e klubit.

“SHTABI TEKNIK I TRAINERËVE, E VAZHDON PUNËN EDHE PËR NJË VITË ME KLUBIN E DUKAGJINIT
Sot është arritur marrëveshja ne mes të klubit tonë dhe shtabit teknik që te vazhdojnë punën edhe per një vitë. Drejtori sportive sot edhe zyrtarisht është dakorduar që ne bankën tonë te vazhdojnë punën e tyre, z.Armend Dallku (kryetrajner) se bashku me ndihmësit e tij, z.Artan Luzi dhe z.Agon Ramadani i cili njëkohësisht është edhe tajner i grupmoshave me saktsisht juniorat.
Klubi Dukagjinit ju dëshiron shumë suksese, dhe shpresojmë që sebashku te kemi një vitë me rezultate te mira ne elitën e futbollit Kosovarë.”