Sporti

Armando Broja nuk udhëton për në Shqipëri, mbetet jashtë ekipit kombëtar

11/13/2021 15:04
nga:E K

Armando Broja nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjen e rradhës të Shqipërisë ndaj Andorrës.

Sulmuesi i talentuar shqiptar si duket nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi që ka marrë me skuadrën e tij Southampton dhe nuk ka arritur të jetë pjesë e kuqezinjve edhe pse Hamdi Salihi theksoi se 20 vjeçari ishte rikuperuar nga lëndimi, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Anglisë, Broja nuk ishte pjesë e skuadrës pasi siç tha Salihi ai nuk ishte stërvitur mjaftueshëm me ekipin.

Ndeshjen e rradhës Shqipëria ndaj Andorrës e luan të hënën nga ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/