Lajme

Arjeta Sadiku zgjidhet zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

02/22/2024 14:59
nga:N K

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka zgjedhur gjyqtaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëherit anëtaren e KGJK-së, Arjeta Sadiku, në pozitën e Zëvendës Kryesueses së KGJK-së.

Mandati i Sadikut do të jetë 3 vjeçar, shkruan teve1.info.

“Para anëtarëve të Këshillit, Zëvendës Kryesuesja Sadiku theksoi se është e përkushtuar që të vazhdoj angazhimin e saj për një sistem gjyqësor efikas, të qasshëm dhe llogaridhënës bazuar në Kushtetutë dhe Ligj”, thuhet në njoftim.

Zgjedhja e Zëvendës Kryesueses së re është bërë me rastin e përfundimit të mandatit të Qerim Ademaj, i cili ishte Zëvendës Kryesues i KGJK-së./teve1.info./