Sporti

Arijan Ademi pensionohet nga Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut

03/08/2024 15:54
nga:Mergim Rreci

Arijan Ademi i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i atjeshëm Blagoja Milevski. Ademi (32) po del në pension për arsye personale. Ai luajti 30 herë për kombëtaren e tij dhe shënoi katër gola. Ai debutoi në vitin 2014 dhe kurora e karrierës së tij kombëtare është paraqitja e tij në Kampionatin Evropian të vitit 2021, përcjell GazetaBlic Sport.

“Më vjen keq veçanërisht për mungesën e Arijan Ademit, i cili vendosi t’i japë fund karrierës së tij kombëtare për arsye personale. Kam pasur një bisedë me të, ai është kategorik në vendimin e tij. Do të na mungojë si person dhe si futbollist. Ai e ndjeu se ishte koha për të përfunduar paraqitjet e tij në kombëtare dhe nuk do të llogarisim më tek ai.

Duhet ta falënderojmë për kontributin e tij në kombëtare dhe në futbollin tonë. Ne sugjeruam organizimin e një lamtumire në një nga ndeshjet e ardhshme. Ai do të vendosë nëse do të jetë kundër Kroacisë në qershor në Rijekë apo në ndeshjen e parë në shtëpi në Shkup”, tha trajneri maqedonas, Milevski.

/GazetaBlic Sport/