Politologu Dritëro Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja më e ulët në votime, tregon se qytetarët e kanë humbur besimin në politikëbërje.
Sipas tij, mosdalja e ka penalizuar më shumë partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje.
Arifi, duke u thirrur në exit-polle, tha se kjo parti do ta ketë të vështirë ta krijojë vetë Qeverinë.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja ishte dukshëm më ulët – nga mbi 48 për qind ra në rreth 40 për qind./REL