Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se askush nuk ka vullnet dhe dëshirë për të qeverisur me vendin, të paktën këta tre muaj e gjysmë që kanë mbetur deri në fund të vitit 2025.
Arifi për GazetaBlic thotë se, duke marrë parasysh edhe problematiken për postin e presidentes, gjithçka po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Duke marrë përbazë që qysh nga 9 shkurti dhe deri më 1 shtator, ku nuk ka asnjë bisedë serioze për të ndërtuar një strategji apo platformë politike për të qeverisur, nuk besoj që edhe për këta tre muaj, dikush do të ketë vullnet apo dëshirë për të qeverisur me këta numra kaq fragjil, edhe për shkak të problematikës së postit të presidentit/presidentes. Pra, gjithçka po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Arifi për GazetaBlic.
Konstituimi i Kuvendit, Rohde i shqetësuar me “bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale”


