Argjira Asllani pritet të emërohet Udhëheqëse e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, merr vesh nga burime Gazeta Online Reporteri.net.
Asllani pritet të vie në krye të këtij divizioni pas shkarkimit të Pranvera Ejupit, e cila deri tash mbante këtë pozitë.
Se Ejupi është shkarkuar nga pozita e ka konfirmuar këshilltari i lartë dhe shefi i kabinetit të Ministrisë së Drejtësisë, Genc Nimoni.
“Nuk ka dhënë dorëheqje por është larguar nga detyra. Znj.Ejupi-Hajzeraj, është shkarkuar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave të saj dhe gjithashtu, mosraportimit të saktë”, ka thnënë Nimani.


