Sporti

Argjentina e Messit mposhtet nga Uruguai, Brazili ‘bie’ në Kolumbi

11/17/2023 08:54
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Uruguait ka arritur një fitore të madhe mbrëmë ndaj Argjentinës.

Uruguai triumfoi me rezultat 0 me 2 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, përcjell GazetaBlic Sport.

Araujo dhe Darwin Nunez shënuan golat e fitores për ‘La Celeste’, të cilët i mposhtin Leo Messin me shokë.

Brazili poashtu është mposhtur nga Kolumbia me rezultat 2 me 1, me Luis Diaz që i dha fitoren Kolumbisë me dy gola të realizuar. Golin e vetëm për Brazilin e realizoi Martinelli.

Pas këtyre ndeshjeve, Argjentina vazhdon kryesimin me 12 pikë, Uruguai renditet i dyti me 10 pikë, Kolumbia e treta me 9 pikë, ndërsa Brazili i pesti me 7 pikë.

/GazetaBlic Sport/