Lajme

Ardian Shala: Qeverisja e mirë për të gjithë po vjen

10/04/2021 17:50
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Suharekës, ka thënë se qeverisja e mirë po vjen, ngase vullneti qytetar për ndryshim nuk fshihet pas mostrave të vazhdimit të keqqeverisjes.

“Intelektualët, rinia, gratë, studentët, qytetarët, simpatizantët dhe anëtarët e devotshëm të LDK-së, më 17 tetor do t’i thonë jo keqqeverisjes”, ka thënë Shala.

Për fund, ai tha se po vijnë me duar të pastra për qeverisje të mirë për të gjithë.