Sporti

Ardian Nuhiu pothuajse i “dorëzuar” pas ndeshjes: Përgjegjësia është e imja

05/05/2021 17:15
nga:Gazeta Blic

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Derbi i Anamoravës ka përfunduar me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic.

Gjilani dhe Drita zhvilluan një ndeshje të rivalizuar deri në minutat e fundit, por ky takim nuk prodhoi asnjë fitues.

Fiton Hajdari realizoi golin e parë në këtë takim, kurse Esosa Priestley barazoi shifrat dhe njëkohësisht vendosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Pas ndeshjes është prononcuar edhe trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu.

“Derisa matematikisht do të kemi mundësi ne nuk do te dorëzohemi. Është një goditje edhe pse kemi pasur mungesa në vazhdimesi të kampionatit. Përgjegjësitë do ti marrë unë për rrjedhen e këtij kampionati. Qëllimi ynë kryesor ka qenë mbrojtja e titullit, gjatë gjithë vitit kemi dominuar por jo edhe ne fund. Mungesat e shumta na e kanë pamundësuar që të marrim rezultate pozitive, por siç e thash përgjegjesine e marrë unë” tha Nuhiu.

/GazetaBlic/