Sporti

Arbnor Muja do të përballet me Barcelonën në Champions League

08/31/2023 18:52
nga:L J

Skuadra e Antwerp ka mësuar kundërshtarin e parë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi belg ku luan futbollisti kosovar, Arbnor Muja do të ballafaqohet me Barcelonën, Porto, Shakhtar Donetsk.

Muja do të debutojë në Champions League në muajin shtator, teksa për të do jetë një mundësi e artë zhvillimi.

Kujtojmë se Antwerp ka fituar dje ndaj AEK për t’u kualifikuar në grupet e Championsit.