Lajme

Arbër Rexhaj: Specialja nuk ka për qëllim zbardhjen e krimeve

05/19/2021 16:22
nga:M K

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për Specialen dhe krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Ai ka thënë se Specialja nuk ka qëllim zbardhjen e krimeve, por sipas tij barazimin e viktimës me agresorin.

“Specialja nuk ka për qëllim zbardhjen e krimit, por narracionin që të gjithë janë fajtor. Ju jeni kryeministri i parë që gëzoni mbështetjen absolute të shumicës shqiptare në Kosovë, prandaj është detyrë e juaja që t’i kundërviheni kësaj ideje perverse që të gjitha janë fajtorë.

Që qeveria të mos lejojë që dikush të rishkruajë historinë që dikush ta barazojë viktimën me kriminelin”, tha ai.

Tutje, ai tha se rruga ligjore për ta paditur Serbinë është e vështirë, mirëpo që sipas tij rrethanat tregojnë se edhe shtetet që nuk janë anëtare në OKB mund të bëhen palë në GJND.

“Rruga ligjore është e vështirë, por megjithatë rrethanat tregojnë që edhe shtetet që nuk janë anëtare të OKB-së mund të jenë palë në GJND. Qeveria duhet të punojë ngushtë me Kroacinë, në mënyrë që të mësojmë nga përvojat me padinë ndaj Serbisë”, tha tutje ai.

LEXO EDHE:

Konfirmon Hyseni: Nuk jam pjesë e ekipit për dialogun Kosovë-Serbi