Lajme

Arben Vitia: S’ka alternativë tjetër, përveç vaksinimit!

09/23/2021 17:19
nga:M K

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se nga dita e hënë shkollat dhe çerdhet do të hapen me masa specifike, ku maksimumi i lejuar do të jetë 20 nxënës në një klasë.

Zyrtare: Hapen shkollat e çerdhet – Nga 27 Shtatori, maksimumi 20 nxënës në klasë

Tutje, Vitia bëri thirrje të vazhdueshme për vaksinim, duke thënë se është e vetmja alternativë për ta mposhtur virusin dhe për të evituar valë të tjera, përcjell GazetaBlic.

“Ju lutem në veçanti prindërve, që të vaksinohen, pasi është e vetmja mënyrë për t’u kujdesur për ta e për të parandaluar valë të tjera”, tha Vitia.

/GazetaBlic/