Lajme

Zyrtare: Hapen shkollat e çerdhet – Nga 27 Shtatori, maksimumi 20 nxënës në klasë

09/23/2021 17:16
nga:M K

Tashmë është zyrtare. Ashtu siç edhe është paralajmëruar shkollat dhe çerdhet do të hapen nga data 27 Shtator.

Këtë e ka konfirmuar ministri i shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë e cila po vazhdon edhe më tutje të mbahet, përcjell GazetaBlic.

Tutje, ai ka thënë se përkundër stabilizimit, situata vazhdon të mbetet e ndjeshme.

“Nga data 27 Shtator, shkollat dhe çerdhet do të hapen”, ka thënë ndër të tjera Vitia.

/GazetaBlic/