Lajme

Arben Gashi ka një kërkesë për Albin Kurtin!

06/29/2021 12:45
nga:Gazeta Blic

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, kërkon nga kryeministri Albin Kurti, që të raportojë në Kuvend, për secilin takim me palën serbe, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Blic.

Gashi në një bisedë për Gazeta Blic, thotë se Kurti nuk po e respekton zotimin që të raportojë në Kuvend për takimet mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Ai thotë se kryeministri Kurti, duhet të japë llogari për ndryshimin e qëndrimeve, siç janë krimet e luftës, personat e pagjetur dhe kompensimet e dëmeve të luftës.

“Kemi pasur një dakordim ne qeverinë e kalaur që ka lypë vetë Albin Kurti sa ishte në opzitë që kryeminsitri të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo takimi që lidhet me dialogun Kosovë Serbi. Këtë Albin Kurti nuk po e respekton dhe kjo është tjetër shkelje e radhës e tij. është tepër e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të di se çfarë po ndodhë me dialogun me Serbinë dhe po ashtu Kurti duhet të japë llogari për ndryshimin e qëndrimeve, siç janë krimet e luftës, personat e pagjetur dhe kompensimet e dëmeve të luftës”, ka thënë Gashi për Gazeta Blic.

PDK, LDK dhe AAK me kërkesë për Kurtin: Duhet të na raportosh para dhe pas secilit takim rreth dialogut me Serbinë